Hamza ngushëllon familjen Qosja për vdekjen e akademikut Rexhep Qosja
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Hamza ngushëllon familjen Qosja për vdekjen e akademikut Rexhep Qosja
Foto Arkiv
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, duke e cilësuar humbjen e tij si të madhe për gjithë kombin shqiptar.
Përmes një telegrami ngushëllimi drejtuar familjes Qosja, Hamza theksoi se akademik Qosja ishte një figurë e shquar e mendimit shkencor dhe kulturor shqiptar, i cili la pas një trashëgimi të çmuar për brezat e ardhshëm.
“Si akademik i shquar, ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në mendimin shkencor dhe kulturor shqiptar, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar dhe të pazëvendësueshme për brezat që vijnë. Si mendimtar i angazhuar në çështjet politike, akademik Rexhep Qosja kontribuoi edhe në rritjen e ndërgjegjes kombëtare dhe në përpjekjet për liri e barazi të popullit tonë”, thuhet në mesazhin e Hamzës.
Në fund, kreu i PDK-së u shprehu familjarëve ngushëllimet më të sinqerta, duke theksuar se kujtimi dhe vepra e akademikut Rexhep Qosja do të mbeten të përhershme.
Sot, ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare akademik Rexhep Qosja.
Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit është zhvilluar në praninë e rrethit të ngushtë familjar.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.