Antoine Griezmann ka mbyllur përfundimisht aventurën e tij si një legjendë e Atlético Madrid, duke u ndarë mes lotësh dhe emocionesh të mëdha me tifozët në stadiumin "Metropolitano".
Pas fitores 1-0 ndaj Gironës, sulmuesi 34-vjeçar francez, i cili po largohet drejt SHBA-së për t'u bashkuar me Orlando City në MLS, mori një lamtumirë madhështore si golashënuesi më i mirë në historinë e klubit, por nuk la pa përmendur edhe "tradhtinë" e vitit 2019 kur u largua te Barcelona.
"Nuk e kisha kuptuar se sa shumë dashuri kisha këtu. Isha shumë i ri dhe, Epo, bëra një gabim. U mendova mirë dhe bëmë gjithçka për t'u kthyer përsëri këtu dhe për ta shijuar këtë fanellë."
Historia e tij me "Colchoneros" ishte unike: pesë sezone magjike (2014-2019), një shkëputje dyvjeçare në Katalunjë dhe një rikthim në verën e vitit 2021 për pesë vite të tjera, duke kulmuar me thyerjen e çdo rekordi golashënimi në klub.Pavarësisht mungesës së këtij trofeu madhor, për francezin vlerësimi më i madh mbetet ai i tribunave:
"Nuk e fitova dot La Liga-n apo Champions League, por dashuria juaj është ajo që ka më shumë rëndësi," shtoi Griezmann mes duartrokitjeve të ngrohta të tifozëve.