Terry kritikon ashpër Tuchel për listën e Anglisë në Botëror
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Terry kritikon ashpër Tuchel për listën e Anglisë në Botëror
New Project - 2026-06-09T164928.818
09/06/2026 - 18:49
Linku u kopjua

Ish-kapiteni i Anglisë, John Terry, ka goditur përzgjedhjen e Thomas Tuchel për Kampionatin Botëror, duke thënë se gjermani ka gabuar me lënien jashtë të yjeve si Harry Maguire, Luke Shaw dhe Cole Palmer.

Në një prononcim për Sports Uncensored, të cilin e raporton Daily Mail Sports, Terry u shpreh se rreth 11 lojtarë nga lista prej 26 vetave nuk janë të nivelit të duhur për ta fituar trofeun:

"Unë thjesht mendoj se duhet t'i kesh lojtarët e tu më të mirë atje. Ka vetëm 13, 14 apo 15 lojtarë që mund të luajnë nese do ta fitojmë këtë Kupë Bote. Kur e shikoj pjesën tjetër të skuadrës, nuk jam i sigurt se ata do t'i shtyjnë përpara lojtarët që do të luajnë."

Terry shtoi se mbrojtësi i ftuar Dan Burn nuk është në nivelin e Maguire:

"Kështu që mendoj se ai ka gabuar në tri apo katër vendime të mëdha në fushë... Për mua, ai (Maguire) është lojtar më i mirë se Dan Burn... Unë do ta kisha Harry Maguire aty çdo ditë të javës."

Anglia e nis rrugëtimin në Botëror më 17 qershor kundër Kroacisë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026