Prishtina pret edicionin e 18-të të Turneut Ndërkombëtar të Boksit “Lah Nimani” për të rinj U19
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Prishtina pret edicionin e 18-të të Turneut Ndërkombëtar të Boksit “Lah Nimani” për të rinj U19
boks
16/04/2026 - 14:42
Linku u kopjua

Më 16 dhe 17 maj, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, do të zhvillohet edicioni i 18-të i Turneut Ndërkombëtar të Boksit për të Rinj U19 “Lah Nimani”.

Ky turne tradicional organizohet për herë të 18-të nga Federata e Boksit e Kosovës dhe i kushtohet figurës së shquar të boksit kosovar, trajnerit legjendar Lah Nimani. Turneu është pjesë e kalendarit zyrtar të Federatës Evropiane dhe Federatës Botërore të Boksit.

Në këtë edicion pritet pjesëmarrje e gjerë e boksierëve të rinj nga vendet e rajonit, Evropa dhe më gjerë, duke e shndërruar turneun në një platformë të rëndësishme për promovimin dhe zhvillimin e talenteve të reja.

Gjysmëfinalet zhvillohen të shtunën më 16 maj, në ora 16:00, kurse finalet luhen të dielën më 17 maj, duke filluar nga ora 12:00.

Ky manifestim sportiv jo vetëm që vazhdon një traditë të rëndësishme në boksin kosovar, por gjithashtu synon të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026