Gjini pret ambasadorin e Austrisë: Për zhbllokim të ngërçit, agjendë zhvillimi dhe sigurie kombëtare
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Gjini pret ambasadorin e Austrisë: Për zhbllokim të ngërçit, agjendë zhvillimi dhe sigurie kombëtare
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, ku kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe situatën pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
Gjini ka bërë të ditur se e ka informuar ambasadorin austriak për gatishmërinë e Aleancës për të dhënë kontribut në tejkalimin e ngërçit institucional, por vetëm për një agjendë që, sipas tij, garanton zhvillim, stabilitet dhe siguri kombëtare.
“E njoftova ambasadorin se Aleanca është e gatshme të japë kontributin e saj në zhbllokimin e ngërçit institucional, por vetëm për një agjendë që garanton zhvillim dhe siguri kombëtare”, ka shkruar Gjini.
Ai gjithashtu ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës në proceset e shtetndërtimit dhe integrimit euroatlantik.
“Falënderova ambasadorin Schnetzer për mbështetjen e vazhdueshme që Austria i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës”, ka deklaruar Gjini.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.