“Gëzimi më i madh”, dasmë te Haradinajt, martohet Luani i ri
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
“Gëzimi më i madh”, dasmë te Haradinajt, martohet Luani i ri
U martua djali i heroit Shkelzen Haradinaj, Luani. Dasma bashkoi familjarë, miq e dashamirë në Preljep të Deçanit. Aty ishin mbledhur rreth 600 veta.
Xhaxhai i Luanit, Daut Haradinaj për KosovaPress u shpreh i lumtur dhe uroi çiftin: të trashëgohet!
Haradinaj: Është një prej gëzimeve më të mëdha që kemi si familje
Video:
"Për mua është kënaqësi e dyfishtë: e para është se gëzon emrin e vëllait Luanit- dëshmor, pastaj është djali i dëshmorit, Shkelzenit. Normale: është njëra prej gëzimeve më të mëdha që kemi si familje… Janë rreth 600 të ftuar”, tha Haradinaj.
Në këtë frymë flet edhe shoku i Luanit, Zenel Goga.
Gogaj: Njëra prej gëzimeve më të mëdhaja me u martu djali i heroit
Video:
"Është njëra prej gëzimeve më të mëdha të martohet djali i heroit, Shkelzen Haradinaj. Një familje heroike”, tha Gogaj.
Shkëlzen Haradinaj ra dëshmor më 16 prill 1998 në betejat me forcat serbe. Ai kujtohet si njëra nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.