Daut Haradinaj: Kurti në simpozium në Greqi, Kosova mungon në Samitin e NATO-s ku ndërtohen partneritetet
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Daut Haradinaj: Kurti në simpozium në Greqi, Kosova mungon në Samitin e NATO-s ku ndërtohen partneritetet
daut haradinaj
07/07/2026 - 23:00
Linku u kopjua

Anëtari i Kryesisë së Aleancës, Daut Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin në detyrë për mungesën e Kosovës në Samitin e NATO-s në Ankara, duke thënë se vendi po humb mundësi të rëndësishme për avancimin e interesave të tij strategjike.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se derisa kryeministri në detyrë ndodhet në Greqi, një shtet që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, duke marrë pjesë në simpoziume filozofike, në Ankara po zhvillohet një samit ku Kosova do të duhej të ishte duke ndërtuar partneritete dhe duke hapur rrugën drejt anëtarësimit në NATO.

Sipas Haradinajt, qeveria aktuale po humb mundësi të rëndësishme diplomatike, ndërsa me veprimet e saj po krijon përçarje dhe tensione në raport me aleatët ndërkombëtarë.

Ai theksoi se Aleanca nuk do të lejojë që të dëmtohen marrëdhëniet strategjike të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe as që, sipas tij, ndikimi rus të gjejë hapësirë në Kosovë.

“Nuk do ta lejojmë që ky vend të kthehet prapa. Nuk do ta lejojmë që të dëmtohet aleanca jonë me Amerikën. Nuk do të lejojmë që ndikimi rus të gjejë hapësirë në Kosovë. Kosova e ka vendin në familjen euroatlantike, krah Amerikës, e cila ka qëndruar pranë nesh në momentet më vendimtare të historisë sonë”, ka shkruar Haradinaj.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026