Katër parti nuk i dorëzuan listat e kandidatëve në KQZ
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Katër parti nuk i dorëzuan listat e kandidatëve në KQZ
valmir elezi
Foto Arkiv
13/05/2026 - 10:55
Linku u kopjua

Të martën ka përfunduar afati i përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për partitë politike që t’i dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi bën të ditur se katër parti politike nuk kanë dorëzuar listat me emrat e kandidatëve të tyre. Ato janë: Yeniliçki Türk Haraket Partisi, Kosovski Savez, Partia Balliste - P.B dhe Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale.

"Gjatë periudhës 11-ditore, pra nga data 2 maj deri më 12 maj, KQZ ka pranuar listat e kandidatëve për deputetë nga 23 subjekte politike, prej të cilave 18 parti politike, 3 koalicione, një nismë qytetare dhe një kandidat i pavarur. Katër parti politike, të cilat më herët kishin njoftuar KQZ-në për pjesëmarrje në zgjedhje, nuk kanë dorëzuar listat me emrat e tyre, pra të kandidatëve për deputetë", tha Elezi.

Ai bën të ditur se nga 23 subjekte, numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë është 917, prej të cilëve 603 janë burra dhe 314 gra.

"Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë që përfaqësojnë këto 23 subjekte politike është 917, prej të cilëve 603 janë burra dhe 314 gra. Sipas planit të miratuar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, procesi i certifikimit të kandidatëve për deputetë të këtyre subjekteve politike pritet të përmbyllet deri më datë 15 maj, por paraprakisht do të shqyrtohet nëse kandidatët përmbushin kriteret e caktuara ligjore", përfundoi ai.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë mbahen më 7 qershor.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026