Shkencëtarët po sugjerojnë se ëndrrat nuk janë thjesht të çrregullta apo të pakuptimta, por mund të funksionojnë si një lloj simulimi mendor që na përgatit për sfidat e jetës së përditshme.
”Sipas një studimi të fundit, përjetimet gjatë gjumit mund të ndihmojnë trurin të praktikojë situata reale, sidomos ato që lidhen me marrëdhëniet shoqërore dhe mbijetesën”, sipas “The Times”.
Duke i përjetuar këto skenarë gjatë gjumit, njerëzit mund të jenë më të përgatitur për t’i përballuar në jetën reale.
Autori i studimit, Frederick Thomas, shpjegon se ëndrrat mund të shërbejnë si një “hapësirë praktike” ku mendja përpunon sfida sociale reale.Sipas ekipit kërkimor, ëndrrat funksionojnë si një hapësirë simulimi shumëfunksionale, ku truri mund të praktikojë role të ndryshme shoqërore njëkohësisht.
Kjo mund të ndihmojë individët të menaxhojnë më mirë ndërveprimet komplekse gjatë kohës kur janë zgjuar.
Një studim tjetër sugjeron se edhe ëndrrat e frikshme mund të kenë efekt pozitiv, pasi ndihmojnë në përpunimin e emocioneve.