Java e parë në Kosovë do të nisë me temperatura të larta, ndërsa nga mërkura pritet mot i paqëndrueshëm. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), të hënën temperaturat maksimale do të lëvizin nga 29 deri në 33 gradë celsius, ndërsa moti paradite do të jetë me diell. Gjatë pasdites pritet shtim i vranësirave, me reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh në disa zona, përcjell KosovaPress.
Edhe të martën do të mbajë mot i ngrohtë, me temperatura maksimale nga 28 deri në 32 gradë Celsius. Reshje lokale shiu dhe bubullima parashihen në or
Të enjten moti do të stabilizohet. Temperaturat do të lëvizin nga 24 deri në 29 gradë Celsius, ndërsa nuk parashihen reshje.
Sipas IHMK-së, të premten moti do të jetë edhe më shpejt, me temperatura maksimale nga 19 deri në 24 gradë Celsius. Në disa zona priten reshje lokale.Kushtet biometeorologjike
Gjatë dy ditëve të para të javës, për shkak të temperaturave relativisht të larta dhe rritjes së lagështisë relative të ajrit para zhvillimit të proceseve konvektive, personat me sëmundje kronike kardiovaskulare dhe respiratore këshillohen të shmangin ekspozimin e zgjatur në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës.
Temperaturat e larta në fillim të javës do të favorizojnë zhvillimin dhe pjekjen e kulturave bujqësore verore, por njëkohësisht do të rrisin avullimin dhe humbjen e lagështisë nga toka. Prandaj, rekomandohet ujitja e rregullt e kulturave perimore dhe pemëtore, veçanërisht në parcelat ku mungon lagështia e mjaftueshme.
Dita e enjte paraqitet si dita më e favorshme për kryerjen e aktiviteteve bujqësore, si kositja, korrja, transporti i prodhimeve dhe trajtimet fitosanitare, për shkak të motit të qëndrueshëm dhe mungesës së reshjeve.