Gola për Feride Rushitin presidente: Nëse opozita gjen ‘shibla’, nuk di ç'tjetër zgjidhje
Tjera
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Gola për Feride Rushitin presidente: Nëse opozita gjen ‘shibla’, nuk di ç'tjetër zgjidhje
Ardian Gola 270426
27/04/2026 - 21:10
Linku u kopjua

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola ka folur për kandidaturat e Lëvizjes Vetëvendosje për presidente. Para fillimit të seancës së jashtëzakonshme, ai tha se figura e Feride Rushitit është e pakontesueshme dhe se në rast që opozita “gjen shibla” atëherë vendi po hyn në një spirale krizash.

“Feridja mund të ketë disa përparësi të cilat në garën për president e bëjnë më favorit në kuptim të përkrahjes me votë... unë nuk kam diskutuar me të, nuk kam informata më tepër, nuk kam diskutuar direkt me të, është propozim që ka ardhur nga kryeministri... Për besë, unë njëmend mendoj që figura e Ferides është figurë e pakontesueshme në kuptimin e kredibilitetit dhe integritetit, me një bagazh të jashtëzakonshëm profesional, me kauza tejet fisnike që e kanë mbrojtur të drejtën e luftës tonë dhe nëse edhe në këtë figurë, opozita gjen shibla atëherë me të vërtetë nuk di çfarë zgjidhje tjetër mund me dhënë, përveç rrezikut që mund të hyjmë në një spirale krizash të cilat e vështirësojnë edhe funksionimin institucional, u shpreh ai.

Tutje, ai tha se Feride Rushiti, e cila udhëheq Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtje të viktimave të luftës.

“Për shkak të një biogrofije të jashtëzakonshme të saj, një kontribut i jashtëzakonshëm që ka dhënë në drejtim të mbrojtjes së viktimave të luftës. Dhe mendoj që është një person me integritet, me kredibilitet të pakontesueshëm. Dhe autoritetet e tilla mendoj që do të duhej të prodhonin një konsensus politik në tërë spektrin politik”, shtoi ai.

Ai tha se opozita janë lajmëruar për këtë seancë, u përgjigj ai derisa u pyet nga mediat se a janë njoftuar në kohë partitë opozitare.

Gola u pyet se si erdhi kandidatura e Feride Rushitit.

“Deri më sot ka pasur përfolje por që nuk është që është përmendur kështu si emër rreth të cilit është negociuar apo dialoguar”, ka thënë ai.

Ndërkaq, i pyetur se a do të mbështetet nga opozita, ai tha se është optimist.

“Por ne tash ne po provojmë me seancën e parë dhe varësisht prej dinamikave që zhvillohen në votim të shohim se si do të përfundojë. Shpresa, urimi janë të gjitha që të kryhen sot. Por kjo nuk varet vetëm prej nesh, varet edhe prej participimit politik të opozitës... Figura e Ferides ma prodhon automatikisht një optimizëm, por nganjëherë në politikë po shohim edhe sjellje iracionale, kështu që optimist jam por kjo nuk është garancë që megjithatë opozita do të sillet”, tha ai.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar për kandidate për presidente, Feride Rushitin edhe Hatixhe Hoxhën.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026