Deondre Burns MVP i javës së 23-të, në Superligë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Deondre Burns MVP i javës së 23-të, në Superligë
10/03/2026 - 14:02
Linku u kopjua

ProCredit Superliga po vazhdon të ofrojë ndeshje të zjarrta në elitën e basketbollit kosovar, dhe në javën e 23-të, basketbollisti i Sigal Prishtinës, Deondre Burns, u shpall MVP i xhiros.

Në përballjen ndaj rivalit kryeqytetas, Borës, Burns e mbylli ndeshjen me 27 pikë, katër kërcime dhe gjashtë asistime. Performanca e tij theksoi ndikimin vendimtar në fitore dhe e vuri në qendër të vëmendjes.

Top 5 MVP të javës së 23-të:

Deondre Burns (Sigal Prishtina) – 27 pikë, 4 kërcime, 6 asistime, 27 indeksi

Altin Morina (Sigal Prishtina) – 17 pikë, 3 kërcime, 2 asistime, 22 indeksi

Erjon Kastrati (Golden Eagle Ylli) – 17 pikë, 3 kërcime, 2 asistime, 20 indeksi

Shawn Jones (Trepça) – 14 pikë, 10 kërcime, 3 asistime, 19 indeksi

Lejson Zeqiri (Bashkimi) – 14 pikë, 12 kërcime, 2 asistime, 18 indeksi

Me këto paraqitje, Sigal Prishtina vazhdon të tregojë forcën e saj në Superligë, ndërsa Burns po konfirmon statusin e tij si një nga yjet më të spikatur të kampionatit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026