Barcelona drejt rinovimit me Flick deri në 2028
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Barcelona drejt rinovimit me Flick deri në 2028
flick
17/03/2026 - 11:43
Linku u kopjua

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick është shumë pranë firmosjes së një kontrate të re me Barcelonën, e cila do ta mbajë trajnerin gjerman në klub deri në qershor të vitit 2028.

Ky lajm është konfirmuar nga presidenti i klubit, Joan Laporta, i cili është në një intervistë për RAC1 deklaroi se marrëveshja është arritur dhe zyrtarizimi pritet shumë shpejt.

“Hansi ka rënë dakord për zgjatjen e kontratës jemi të gjithë në të njëjtën linjë. Do ta shpallim rinovimin së shpejti, do të jetë edhe për një sezon më shumë, deri në 2028” - u shpreh Laporta.

Flick, i cili ka fituar besimin e drejtuesve dhe ka stabilizuar skuadrën, shihet si pjesë kyçe e projektit afatgjatë të Barcelonës. Rinovimi i tij konsiderohet një hap i rëndësishëm për vazhdimësinë dhe ambiciet e klubit në vitet e ardhshme.

Barcelona ndeshjen e ardhshme e luan kundër Newcastle United, në stadiumin “Spotify Camp Nou”, me fillim nga ora 18:45.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026