Diaspora ka më shumë zgjedhje me IPKO
Më shumë internet, më shumë argëtim dhe më shumë arsye për të qëndruar të lidhur
Pakot e reja të diasporës ofrojnë më shumë internet, minuta dhe SMS, si dhe GB për përdorim në Ballkanin Perëndimor, duke siguruar që klientët të mbeten të lidhur me familjen, miqtë dhe gjithçka që u nevojitet, si në Kosovë ashtu edhe gjatë udhëtimeve në rajon.
Një nga risitë më të veçanta të kësaj vere është IPKO TV në telefon, që u mundëson përdoruesve të ndjekin kanalet e tyre të preferuara televizive drejtpërdrejt në pajisjet mobile, kudo që ndodhen.Pakoja mund të aktivizohet lehtësisht përmes kodit *101*2#, si dhe të menaxhohet në çdo kohë përmes aplikacionit MyIPKO.
" E dimë sa të rëndësishme janë momentet që bashkatdhetarët tanë kalojnë me familjet dhe miqtë gjatë verës në Kosovë. Për këtë arsye kemi krijuar oferta që i mbajnë ata të lidhur pa kufizime, me më shumë internet, më shumë argëtim dhe më shumë vlerë. Për më tepër, pas çdo telefonate, videothirrjeje, fotografie të ndarë me familjen apo momenti të transmetuar drejtpërdrejt, qëndron rrjeti i IPKO-s, i ndërtuar dhe modernizuar vazhdimisht për të ofruar cilësi, shpejtësi dhe besueshmëri për mbi një milion përdorues." tha Afrika Zyferi – Drejtoreshë e Komunikimit në IPKO.
Këtë verë, bashkatdhetarët tanë mund të shijojnë çdo moment pranë më të dashurve të tyre, duke qëndruar të lidhur përmes një rrjeti që është ndërtuar për t'iu përgjigjur nevojave të tyre, kudo që ndodhen.