ALBI MALL është vlerësuar për vitin 2026/27 me çmimin ndërkombëtar QUDAL, Quality Medal nga ICERTIAS, duke u renditur ndër qendrat tregtare më të vlerësuara për cilësinë e ofertës së dyqaneve të veshjeve në Kosovë. Ky është viti i dytë që ALBI MALL nderohet me këtë vlerësim prestigjioz, duke dëshmuar vazhdimësinë e standardeve të larta që ofron për konsumatorët.
Ky vlerësim konfirmon besimin dhe vlerësimin e konsumatorëve ndaj ALBI MALL si një qendër moderne për blerje, argëtim dhe përvojë familjare. Përkushtimi ndaj cilësisë, brendeve të njohura dhe krijimit të një ambienti bashkëkohor vazhdon të mbetet prioritet i ALBI MALL.
QUDAL, Quality Medal është një nga programet më prestigjioze të ICERTIAS, që njeh kompanitë dhe brendet të cilat konsumatorët i vlerësojnë për cilësi dhe përvojë të lartë shërbimi.