Baton Zabërgja vazhdon formën fantastike shënon sërish në Ukrainë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Baton Zabërgja vazhdon formën fantastike shënon sërish në Ukrainë
250a154b-6bc1-4566-a67f-02e4d2484860
09/03/2026 - 17:50
Linku u kopjua

Sulmuesi i Kosovës, Baton Zabërgja, po kalon një moment fantastik me klubin ukrainas Metalist 1925 Kharkiv, duke realizuar edhe një tjetër gol në Kupën e Ukrainës.

Futbollisti kosovar ishte protagonist në fitoren e ekipit të tij me rezultat 3-0 ndaj Lokomotyv Kyiv, duke shënuar golin e parë të ndeshjes në minutën e 15-të dhe duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij.

Me këtë fitore, Metalist 1925 siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Ukrainës, ndërsa paraqitja e Zabërgjës u vlerësua shumë nga mediat dhe tifozët. 

Për 24-vjeçarin ky ishte goli i dytë në tri ndeshjet e fundit, duke konfirmuar formën shumë të mirë që po kalon në futbollin Ukrainas. 

Zabërgja, u transferua në Ukrainë pas paraqitjeve të mira me Dinamo City, në Shqipëri dhe vazhdon të tregojë potencial të madh në karrierën e tij.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026