Çitaku i kundërpërgjigjet Kurtit: Nëse ka njeri që s’e njeh rezultatin zgjedhor, ai je ti
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Çitaku i kundërpërgjigjet Kurtit: Nëse ka njeri që s’e njeh rezultatin zgjedhor, ai je ti
Vlora Citaku1234
28/04/2026 - 17:51
Linku u kopjua

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku reagoi pas konferencës për media të kryeministrit Albin Kurti, në të cilën akuzoi partitë opozitare për sjellje joshtetërore dhe anti-institucionaliste si dhe për mosnjohje të rezultatit zgjedhor të 28 dhjetorit.

Çitaku tha se vetë Kurti është ai që s’e njeh këtë rezultat zgjedhor.

Ajo e akuzoi Kurtin si shkelës serik tëi Kushtetutës,  që nuk e ka problem ta përmbys edhe rendin Kushtetues, por theksoi,  këtë nuk do ta lejojnë.

“Albin,

Nëse ka një njeri që nuk e njeh rezultatin zgjedhor në Kosovë, ai je ti. Falë atij rezultati, ti e udhëheq Qeverinë dhe Kuvendin. Po 51% nuk janë 100%.

Kush është shtetar, institucionalist dhe respekton Kushtetutën, nuk dëshmohet vetëm nga e kaluara e largët, por mbi të gjitha nga veprimet e sotme.

Si opozitë, pa asnjë kusht, kemi votuar zgjatjet buxhetore dhe marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë edhe dje, madje edhe me procedurë të përshpejtuar.

Ti, Albin, nuk e njeh bashkëpunimin, as kompromisin. Ti kërkon nënshtrim. Dhe PDK nuk nënshtrohet.

Si shkelës serik  i Kushtetutës, nuk e ke problem ta përmbysësh edhe rendin Kushtetues. Por këtë nuk do ta lejojmë.

Ky vend dhe kjo Republikë janë ndërtuar me mund e me gjak. Dhe nuk do të lejojmë që të shkatërrohen”, shkroi Çitaku.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026