Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: Beqir Berisha la trashëgimi të çmuar kombëtare
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: Beqir Berisha la trashëgimi të çmuar kombëtare
beqir berisha
03/05/2026 - 17:27
Linku u kopjua

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” në një reagim për ndarjen nga jeta të  atdhetarit dhe intelektuali të njohur shqiptar nga Tetova, Beqir Berisha, thuhet se i ndjeri ka lënë pas një trashëgimi të pasur në kulturën dhe mendimin shqiptar.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, vdekjen e Beqir Berishës e cilëson si një humbje të madhe për kombin shqiptar.

Në reagim theksohet se Berisha do të kujtohet si njeri i qëndresës, i dijes dhe i dinjitetit, si dhe për kontributin e tij si filozof, gazetar, autor dhe ish i burgosur politik.

Sipas kësaj qendre, veprimtaria e tij letrare dhe studimore, si dhe angazhimi i vazhdueshëm për fjalën e lirë dhe çështjen kombëtare, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën shqiptare. Librat dhe shkrimet e tij, që trajtojnë tema nga aktualiteti kulturor e politik deri te refleksionet filozofike, konsiderohen dëshmi e një jete të përkushtuar ndaj dijes dhe identitetit kombëtar.

Beqir Berisha ishte gjithashtu mbështetës i fuqishëm i kauzës për drejtësi lidhur me gjenocidin në Kosovë. Edhe në ditët e fundit, pavarësisht përballjes me sëmundjen, ai vijoi të qëndrojë pranë librit dhe kërkimit të së vërtetës.

Sipas njoftimit, libri i fundit që ai lexoi ishte romani i të birit, Bardhyl Mahmuti, “Revolta e Syzifit”, i cili trajton krimin e gjenocidit në Poklek të Vjetër.

Në telegramin e ngushëllimit, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” u ka shprehur ngushëllime familjes, të afërmve dhe gjithë opinionit shqiptar, duke vlerësuar figurën e Berishës si një zë të rëndësishëm të kulturës dhe mendimit kombëtar.

Beqir Berisha do të kujtohet si një personalitet që jetën e tij ia kushtoi lirisë, dijes dhe idealit shqiptar. be

Publicisti dhe veprimtari Bardhyl Mahmuti ka njoftuar ndarjen nga jeta të babait të tij, Beqir Berisha, i lindur më 11 shkurt 1935, vdiq sot më 3 maj 2026.

Në njoftimin mortor, familja bën të ditur se varrimi do të mbahet të hënën, më 4 maj, në ora 13:30, në varrezat e Tetovës.

Po ashtu, në mesazhin e tij, Mahmuti thekson se, duke pasur parasysh situatën politike në Maqedoni të Veriut, u bën thirrje bashkëveprimtarëve nga Kosova që të mos ndërmarrin udhëtimin për në varrim apo ngushëllime, për arsye sigurie.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026