Kosova po përballet me një vendim të rëndësishëm lidhur me përfshirjen në projektet e gazit të lëngshëm natyror amerikan. Teksa Qeveria mbetet e rezervuar, zëra të ndryshëm po kërkojnë që vendi të mos mbetet jashtë nismave rajonale. Debati ka hapur diskutime për rëndësinë strategjike të këtyre projekteve për Kosovën. Çfarë kostoje mund të ketë një “jo” ndaj SHBA-së?
Ngurrimi i vazhdueshëm i Kosovës për t’iu bashkuar projekteve të gazit amerikan, të shtyra rishtazi nga Shtetet e Bashkuara, ka ngritur shqetësime në vend për pasoja të mundshme ekonomike, energjetike dhe politike.
Nga Ambasada amerikane në Prishtinë e deri tek odat ekonomike në vend dhe opozita, thirrjet kanë qenë të vazhdueshme për përfshirjen e Kosovës në projektet e gazit të lëngshëm natyror (LNG) amerikan.
Ai thekson për Radion Evropa e Lirë (REL) se Kosova s’e ka luksin të shënojë “autogol” në rrafshin e ekonomisë, sigurisë dhe strategjisë.
“Refuzimi jo vetëm që do ta kthente Kosovën në një ishull të izoluar energjetik në Ballkan... por, do ta bënte këtë në kohën më të keqe të mundshme, pikërisht kur tregu global energjetik po përjeton krizë strukturore furnizimi dhe rritje galopante çmimesh për shkak të konflikteve gjeopolitike”, nënvizon Shtuni.
Rreth 90 për qind të rrymës, Kosova e prodhon përmes dy termocentraleve me qymyr, Kosova A dhe Kosova B.
Shumica dërrmuese e rrymës së prodhuar në Kosovë ka burim qymyrin, ndërsa mungesa e saj mbulohet kryesisht nga importi.
Ekspertët vlerësojnë se refuzimi i projekteve të gazit amerikan veç sa do ta thellonte varësinë ndaj një sistemi të stërvjetruar për prodhimin e rrymës, si dhe ndaj importit me çmime gjithnjë e më të larta.
Por, nëse nuk bëhet pjesë e projektit, ajo do ta humbte një mundësi shumë të madhe në aspektin e zhvillimit ekonomik, mendon ai.
Ejupi thotë se investitorët e huaj, sidomos në fushën e teknologjisë, duan të investojnë në një vend ku ka energji të qëndrueshme elektrike.
Ndërkohë, Shtuni ngul këmbë se Kosova “nuk guxon” ta lërë veten jashtë një nisme të rëndësishme për rajonin.
“Nuk po flasim për infrastrukturë teknike, por për një arkitekturë të re energjetike në rajon, ku prezenca e SHBA-së, e integruar me vendet e Bashkimit Evropian, do të shërbejë si kundërpeshë strategjike ndaj Rusisë”, thekson ai.Çfarë do të rrezikonte Kosova në lidhjet e saj me SHBA-në?
Marrëdhëniet e Kosovës më aleatin e vet më të madh arritën pikën më të ulët në vitet e fundit, dhe disa prej veprimeve të Kurtit madje çuan në pezullimin e fillimit të një dialogu kyç strategjik.
“Pyetja është, pas pesë vjetësh, ku qëndron revolucioni i gjelbër? Kosova është po aty ku ishte. Qasja më e përshtatshme është tranzicioni gradual, dhe jo revolucioni dramatik, pra largimi gradual nga qymyri përmes gazit”, thekson eksperti.
Në anën tjetër, Fron Nahzi, autor i librit “Grupet Etnike të Interesit dhe Politika e Jashtme e SHBA-së”, thotë për REL-in se refuzimi mund t’ia kufizojë Kosovës mundësitë për bashkëpunim ekonomik me SHBA-në në të ardhmen.
“Së paku, kjo mund të forcojë perceptimin se Kosova heziton të marrë pjesë në iniciativa më të gjera rajonale, të mbështetura nga aleati i saj më i rëndësishëm strategjik”, thekson Nahzi.
Shtuni, ndërkaq, paralajmëron se pasojat e refuzimit të projektit amerikan të gazit do të ndikonin përtej marrëdhënieve SHBA-Kosovë.
Ai e sheh refuzimin e mundshëm si pengesë në rrugën e Kosovës drejt integrimit.
Prandaj, pyet ai, a nuk është integrimi ambicia dhe synimi strategjik i Kosovës?