Të gjitha lajmet
Mbyllet për 4 ditë manastiri i Banjskës, kjo është arsyeja
Manastiri i Banjskës do të mbyllet për vizitorë nga data 23 deri më 26 shtator, ka njoftuar Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit. Mbyllja e Manastirit të Banjskës vjen në prag të njëvjetorit të sulmit terrorist në Banjska. Në njoftim thuhet se arsyeja e mbylljes së manastirit në këtë periudhë është siguria dhe ruajtja e paqes. “Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit njofton opinionin se manastiri i Banjkës do të jetë i mbyllur për vizitorë të hënën, të martën, të mërkurën dhe të enjten (23-26 shtator) për arsye sigurie dhe për të ruajtur paqen, e cila aktualisht është e një rëndësie të madhe për manastirin”, thuhet në njoftim. Më 24 shtator bëhet një vit nga sulmi terrorist në Banjskë, ku grupi i udhëhequr nga krimineli Milan Radoiçiq vranë rreshterin Afrim Bunjaku. Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin në Banjska, ku sipas aktakuzës thuhet se qëllimi i këtij grupi kriminal ishte aneksimi i veriut.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024