PSD me aksion simbolik afër Urës së Ibrit, ilustron “rrugëtimin e Kurtit, drejt autonomisë së veriut”
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Partia Socialdemokrate (PSD) ka kritikuar ashpër veprimet e qeverisë dhe të kryeministrit Albin Kurti, gjatë një aksioni simbolik që u mbajt sot afër urës kryesore të Ibrit në Mitrovicë.

Aktivistët e PSD-së kanë shpalosur një baner përmes të cilit kanë elaboruar se rruga sipas së cilës është duke udhëhequr vendin Albin Kurti, çon në autonomi ose në izolim.

Kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, ka përmendur elementet kryesore të rrugës së Albin Kurtit, të cilat kanë reflektuar negativisht për Kosovën.

Sipas tij, Ura e Ibrit është kufiri politik i Kurtit. Molliqaj shtoi se veprimi i Kurtit çon ose në autonomi ose izolim.

Molliqaj shtoi se do të duhej të merrej ndonjë kthesë tjetër që sipas tij është marrëveshja për paqe me Serbinë.

Aksioni i PSD-së i cili ka zgjatur pak minuta është zhvilluar pa ndonjë incident, ndërsa forca të shtuara të policisë kanë përcjellë ngjarjen nga afër.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024