​Dybala për shkarkimin e De Rossit: Futbolli është i padrejtë
Sport
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ylli i Romës, Paulo Dybala, ka lënë të kuptohet se ai ishte kundër vendimit të Romës për ta shkarkuar Daniele De Rossin nga posti i trajneri të kësaj skuadre. Roma e shkarkoi papritur De Rossin të mërkurën në mëngjes, me “Giallorossët” që ende janë pa fitore në katër ndeshje të Serie A këtë sezon.

Ish-mesfushori zëvendësoi José Mourinhon në janar 2024, dhe rezultatet e tij bindëse në gjysmën e dytë të sezonit e shtynë klubin të zgjasë kontratën e tij për tre vjet të tjera.

“Zotëri, ne nuk kaluam shumë muaj së bashku, por ata mjaftuan për të na përcjellë shumë gjëra në nivel njerëzor dhe sportiv. Futbolli shpesh është i padrejtë. Faleminderit për gjithçka. Të uroj më të mirat për të ardhmen”, shkroi argjentinasi në Instagram, përcjellë KosovaPress.

Roma tashmë ka konfirmuar emërimin e Ivan Juric si trajner i ri i tyre. Ish-trajneri i Torinos ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit.

Ndeshja e radhës e Romës në Serinë A është kundër kryesuesit të tabelës Udinese në “Olimpico” të dielën, më 22 shtator.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024