Shtatzënia shkakton ndryshime të mëdha në trupin e femrës, dhe një studim i ri tregon se truri gjithashtu pëson ndryshime të mëdha, disa kalimtare dhe disa të gjata.
Shkencëtarët thanë se për herë të parë hartuan ndryshimet që ndodhin kur truri i një gruaje riorganizohet në përgjigje të shtatzënisë, bazuar në skanimet e bëra 26 herë, duke filluar tri javë para konceptimit, deri në nëntë muajt e shtatzënisë dhe më pas dy vjet pas lindjes."Është mjaft tronditëse që në vitin 2024 ne nuk kemi pothuajse asnjë informacion për atë që ndodh në tru gjatë shtatzënisë. Kjo punë ngre më shumë pyetje sesa përgjigjet, dhe ne po gërvishtim vetëm sipërfaqen e këtyre pyetjeve," tha Elizabeth Chrastil, një neuroshkencëtare pranë Universitetit të Kalifornisë, gjithashtu objekt i këtij hulumtimi.
Chrastil tha se gjatë studimit ajo nuk ishte në dijeni të të dhënave që tregonin ndryshime në trurin e saj dhe se nuk ndihej ndryshe."Studimet e mëparshme kanë marrë skanime të trurit para dhe pas shtatzënisë. Por ne kurrë nuk kemi parë metamorfozë të trurit," shtoi Emily Jacobs, një neuroshkencëtare pranë Universitetit të Kalifornisë.
Skanimet treguan një reduktim mesatar prej rreth 4 për qind të lëndës gri në afërsisht 80 për qind të rajoneve të trurit të studiuara. Rikuperimi i vogël pas lindjes nuk e ktheu volumin në nivelet e para shtatzënisë. Studiuesit thanë se nuk është e qartë nëse humbja e lëndës gri është një gjë e keqe.