Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka prezantuar programin e Konferencës së dytë të investitorëve “Prishtina 2030”.
Në një konferencë për media, Rama potencoi se një numër i madh i investitorëve kanë shprehur interesim serioz për projektet.
Përveç këtyre, Rama përmendi ndërtimin e një stacioni të ri të autobusëve dhe investimin në parkun e ri që e lidhë Dardaninë me Kalabrinë.
Derisa tregoi për projektet, i pari i kryeqytetit potencoi se investimet do të bëhen pa përdorur mjete nga buxheti i komunës.
Ndër të tjera, Rama përmendi edhe renovimet në Pallatin e Rinisë dhe projektin për parkun e shëndetit dhe mirëqenies.
Në konferenc për media, Rama u pyet lidhur me dështimin për miratimin e buxhetit të komunës për vitin 2025, për çka tha se opozita po bën gjithçka për ta bllokuar procesin për arsye siç u shpreh ai “puro politike”.