Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Milani do të shkarkojë trajnerin Paulo Fonseca nëse kuqezinjtë humbasin në derbin kundër Interit të dielën. Fonseca po kalonë nëpër një periudhë të vështirë në “San Siro”, dhe koha e tij në klub mund të përfundojë këtë fundjavë kur skuadra e tij do të takohet me Interin në derbin e parë “della Madonnina” të sezonit.
Kuqezinjtë kanë fituar vetëm një ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon , dhe lojtarët janë kritikuar nga tifozët pas humbjes 3-1 në Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit të martën.
Ata shpresojnë se Fonseca do t'i kthejë gjërat në rrugën e duhur duke mposhtur rivalët e qytetit, por portugezi do të shkarkohet nëse dështon ta bëjë këtë.
Drejtorët e Milanit dhe Ibra thuhet se janë veçanërisht të shqetësuar për mungesën e reagimit që panë kundër Liverpool-it dhe brishtësinë e mbrojtjes që u shfaq në ndeshjet hapëse të sezonit. Ndaj, një tjetër humbje në derbi do t'i kushtonte me humbjen e punës Fonseca-s.