Aksionet amerikane rriten pas uljes së nivelit të normës së Fed
Biznes
Lexohet për: 1 min.
g3232g
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Bursat kryesore amerikane shënuan rritje sot pasi Rezerva Federale uli normën e interesit.

Dow Jones u rrit 362 pikë ose 0.87% në 41,864 në 9.51 të mëngjesit EDT (13:51 GMT). S&P 500 u rrit me 70 pikë ose 1.25% në 5,697. Ndërkohë, Nasdaq Composite u rritën me 340 pikë ose 1.93% në 17,913.

Fed uli normën e interesit me 50 pikë bazë në një interval midis 4.75% - 5% të mërkurën, duke filluar lehtësimin monetar në mënyrë agresive. Ky veprim shënoi shkurtimin e parë nga banka qendrore që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

Indeksi i dollarit amerikan u rrit 0.44% në 101.03, ndërsa euro qëndroi stabil në raport me dollarin duke u tregtuar me 1.1119 dollarë.

Ari u shtua 0.7% në 2,577 dollarë për ons dhe argjendi u rrit 2.5% në 30.82 dollarë. Çmimet e naftës u rritën rreth 0.7%, me standardin global të naftës bruto brent në 74.14 dollarë për fuçi dhe standardi amerikan West Texas Intermediate në 70.44 dollarë. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024