Artan Nimani merr mbështetje në Cërmjan: Së bashku drejt fitoreve 137
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
13 orë më parë
Linku u kopjua
Në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit, kandidati për deputet nga radhët e AAK-së Artan Nimani ka qëndruar në Cërmjan të Gjakovës.
Ai ka thënë se me koalicionin për Kosovën Fituese dhe numrin 137, së bashku po ndërtojmë një të ardhme të fortë për vendin tonë.
“Sonte e mbylla ditën me takimin e ngrohtë me shokët e fëmijërisë, miqtë dhe dashamirët në Cërmjan, ndjeva edhe njëherë fuqinë e lidhjes sonë të pathyeshme dhe të vlerave që na kanë formuar si njerëz dhe si komunitet. Jam krenar që e marr këtë përkrahje të sinqertë dhe që kam mundësinë të jem zëri juaj në Parlamentin e Kosovës”, ka theksuar Nimani.
Nimani, i cili mban numrin 25 në listën fituese, mbetet i përkushtuar për të çuar përpara interesat e qytetarëve dhe për të punuar me ndershmëri e përkushtim për mirëqenien e Kosovës.