Naim Ismaili takon bashkëluftëtarët e Shtimes
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
Naim Ismaili takon bashkëluftëtarët e Shtimes
1 javë më parë
Linku u kopjua

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numrin 48 Naim Ismaili ka zhvilluar takim me bashkëluftëtarët e komunës së Shtimes.

Ai në një video në Facebook ka sjellë nga afër momentet e takimit të përzemërt.

Naim Ismaili ka qenë kryetar i Shtimes nga viti 2007-2021, ish-kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ish-kryetar i Rrjetit të Asociacioneve të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore, drejtor ekzekutiv i PDK-së, profesor i Ekonomisë në Kolegjin AAB. Ai është veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë gjithë kësaj periudhe ai ka dëshmuar përkushtimin dhe përvojën e tij për t’i shërbyer qytetarëve dhe për të mbrojtur interesin publik.

Ismaili thotë se si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës do të angazhohet për rritjen e zhvillimit ekonomik, përmirësimin e arsimit dhe avancimin e rinisë dhe mbrojtjen e të drejtave të kategorive të dala nga lufta dhe përkrahjen për secilin qytetar.

"Artikull i sponsorizuar - zgjedhjet 2025"

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025