Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 79 Besim Mulaj tha se Banja e Istogut ka mirëpritur kryeministrin e ardhshëm Lumir Abdixhiku.
“Sot, në vendlindjen time të dashur, Banjen e Istogut, mirëpritëm kryeministrin e ardhshëm, Dr. Lumir Abdixhikun. Mijëra qytetarë, jo vetëm nga Istogu, por nga mbarë Kosova, u mblodhën për të dhënë mbështetjen e tyre për Qeverinë e ardhshme të LDK-së. Në fjalimin e tij, Dr. Lumir Abdixhiku premtoi investime të rëndësishme në turizëm, duke theksuar se Banja është një nga asetet më të çmuara të Kosovës. Këto fjalë më prekën thellë, sepse Banja nuk është thjesht një vend, është frymëzimi im, krenaria ime dhe vendi ku kam rrënjët”, tha Mulaj.
“Ju, qytetarët e Istogut, jeni prioriteti im i përhershëm. Të dashur bashkëqytetarë, me 9 shkurt ju ftoj të bëjmë zgjedhjen e duhur për një Kosovë të zhvilluar dhe me perspektivë. Mos harroni të votoni: Nr. 124, Nr. 79. Me LDK-në, Kosova fiton!”, ka shkruar Mulaj.
Artikull i sponsorizuar