80-vjetori i çlirimit të Aushvicit, Osmani merr pjesë në ceremoninë përkujtimore
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Osmani për vizitë pune në Kanada
1 javë më parë
Linku u kopjua

Sot mbahet ceremonia zyrtare për të shënuar 80-vjetorin e çlirimit të kampit Aushvic, në prani të rreth pesëdhjetë të mbijetuarve dhe 54 delegacioneve ndërkombëtare, në mesin e tyre edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Gjatë ceremonisë, në përkujtim të viktimave të Holokaustit, me pjesëmarrësit do të ndahen rrëfimet prekëse të dy të mbijetuarve nga kampi Aushvic, duke rikujtuar një nga kapitujt më të errët të historisë njerëzore.

Kampi i përqendrimit Aushvic-Birkenau u bë simbol i gjenocidit të kryer nga Gjermania naziste kundër 6 milionë hebrenjve evropianë, një milion prej të cilëve vdiqën midis 1940 dhe 1945, së bashku me më shumë se 100.000 jo-hebrenj.

Në vitin 2005, Kombet e Bashkuara shpallën 27 janarin Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, për t`i kujtuar viktimat dhe për ta nxitur botën që të angazhohet për të mos lejuar përsëritjen e tmerreve të tilla.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025