Evropiani i Taekwondos zhvillohet në Kosovë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Taekwondos
1 javë më parë
Linku u kopjua

Kampionati Evropian i Taekwondo-së U21, për herë të parë në Kosovë.

Federata e Taekëondos së Kosovës ka fituar të drejtën për të organizuar Kampionatin Evropian të Taekwondos U21, i cili do të mbahet me 11-14 Dhjetor 2025 në Prishtinë.

Ky është një moment historik për sportin e Taekwondos në Kosovë, pasi për herë të parë vendit tonë i besohet organizimi i një eventi kaq të rëndësishëm ndërkombëtar, përcjellë KosovaPress.

“Vendimi erdhi pas përpjekjeve të pandërprera të kryetarit të FTËK-së, z. Arsim Agushi, dhe kryesisë së federatës, të cilët kanë punuar shumë për ta bërë këtë mundësi realitet. Konfirmimi zyrtar u dha nga Federata Evropiane e Taekwondo-së (ETU) dhe u aprovua nga Federata Botërore e Taekwondo-së (ËT)”, thuhet ën njoftimin e kësaj federate.

Si sport olimpik, Taekwondo-ja do të sjellë në Kosovë afër 50 shtete që do të garojnë në kryeqytetin e Kosovës, duke e bërë këtë event një mundësi të jashtëzakonshme për promovimin dhe zhvillimin e sportit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025