Futbollistët e Chelsea kanë shënuar fitoren e shtatë në edicionin e ri të garave në Premier Ligë.
Ata para shikuesve të vet sot ishin më të mirë se skuadra e Aston Villës duke fituar me rezultatin 3:0.
Golat për të “kaltrit” i shënuan në pjesën e parë Jackson dhe Fernandez në minutat 7, përkatësisht 36. Palmer shënoi në pjesën e dytë për epilogun 3:0 në minutën e 83-të.
Pas 13 xhirosh, Chelsea renditet në pozitën e tretë me 25 pikë, po aq sa ka edhe Arsenal një pozitë më lart, por me gol-diferencë më të mirë. Aston Villa renditet e 11-ta me 19 pikë, teksa kryesimin e tabelës e vazhdon Liverpool me 31 pikë dhe një ndeshje më pak, të cilën do ta zhvillojë sot si vendës kundër Manchester City.