Bayer i Xhakës shënon fitore si mysafir në Bundesligën gjermane
Sport
Lexohet për: 1 min.
Bayer i Xhakës shënon fitore si mysafir në Bundesligën gjermane
Foto Arkivë
2 javë më parë
Linku u kopjua

Bayer Leverkusen ka arritur fitoren e gjashtë në këtë edicion të ri të garave në Bundesligë.

Viktima e radhës e “farmaceutikëve” të Granit Xhakës ishte Union Berlin me rezultat 2:1.

Xhaka me bashkëlojtarë erdhën në epërsi qysh në minutën e dytë me golin e Jeremie Frimpong, pas asistimit të Alex Grimaldo.

Vendësit u rikthyen në lojë me golin e Jeong Woo-yeong në minutën e 29-të, pas asistimit të Benedict Hollerbach.

Deri te fitorja Bayer erdhi pas asistimit të Florian Wirtz te sulmuesi çek Patrik Schick për rezultatin final 1:2, në minutën e 71-të.

Pas 12 xhirosh, Bayer renditet i treti në tabelë me 23 pikë, po aq sa ka edhe Eintrach Frankfurt një pozitë më lart, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. Union Berlin renditet në pozitën e 11-të me 16 pikë. Në tabelë prin Bayern Munih me 30 pikë. Ky i fundit sot barazoi në udhëtim me Borussia Dortmund - 1:1.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024