Barcelona humbi nga një prej klubeve më të dobëta në La Liga
Sport
Lexohet për: 1 min.
Foto Arkivë
Barcelona çuditërisht humbi në shtëpi ndaj Las Palmas 1:2 në kuadër të xhiros së 15-të të La Ligës.
Katalanasit janë skuadra kryesuese e kampionatit spanjoll me 34 pikë, katër më shumë se Reali i dytë, i cili ka dy ndeshje më pak.
Edhe pse dominoi ndaj Las Palmasit, Barcelona mbeti pa fitore për të tretën ndeshje radhazi në ligë.
Deri në këtë ndeshje, Las Palmas ishte i 17-ti me vetëm dy pikë mbi zonën e rënies.
Me fitoren e madhe ndaj Barcelonës, ai arriti në 15 pikë dhe kaloi përkohësisht në pozitën e 14-të.
Las Palmas kaloi në avantazh në minutën e 49-të me golin e Sandro Ramirez. Futbollistët e trajnerit Hansi Flick u përpoqën t'i shtypnin mysafirët, por ata arritën të dilnin nga pjesa e tyre dhe me disa pasime të shpejta të arrinin sulmuesin e tyre, i cili goditi në këndin e kundërt për 0:1.