Juventus pa nëntë lojtarë ndaj Lecces në Serie A
Sport
Lexohet për: 1 min.
Juventus pa nëntë lojtarë ndaj Lecces në Serie A
Foto Arkivë
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Juventus viziton nesër Lecce në orën 20:45 në kuadër të xhiros 14 të Serisë A.

Trajneri Thiago Motta nuk mund të llogarisë në nëntë lojtarë për shkak të lëndimeve të njëpasnjëshme.

Pas takimit me Aston Villa në Ligën e Kampionëve të mërkurën, mbrojtësi i djathtë standard Nicolo Savona u largua. Kjo ka shtuar numrin e mungesave në gjithsej nëntë: Bremer, Juan Cabal, Arkadiusz Milik, Nico Gonzalez, Douglas Luiz, Vasilije Axhiq, Weston McKennie, Nicolo Savona, Dushan Vllahoviq.

“Zonja e vjetër” e ka më të vështirë të përballojë humbjen e portierit standard Bremer deri në fund të sezonit për shkak të dëmtimeve të ligamenteve.

Juventus është skuadra e vetme e pamposhtur në kampionatin italian me gjashtë fitore dhe shtatë barazime në vendin e gjashtë. Lecce renditet e 15-ta me tri fitore, tri barazime dhe shtatë humbje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025