Humb jetën në një aksident trafiku në Zvicër djali i heroit të kombit Jashar Salihu
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Humb jetën në një aksident trafiku në Zvicër djali i heroit të kombit Jashar Salihu
Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi mbrëmjen e së dielës në Zvicër, i mori jetën Blerim Salihut, djalit të heroit të kombit, Jashar Salihu.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e të ndjerit.
“Familjarë shokë dhe miq, me dhimbje të thellë ju njoftoi se mbrëmë pas një aksidenti tragjik në Zvicër, ka humbur jetën djali i axhës tonë Blerim Jashar Salihu, (Blerimi ishte i biri i Gjeneral Jashar Salihut)”, thuhet në njoftimin mortor.
Për vdekjen e tij ka reaguar kandidati i PDK-së për deputet për Kuvendin e Kosovës, Xhavit Haliti, teksa ka shprehur dhimbjen për humbjen e parakohshme të Blerimit.
“I trishtuar nga lajmi për humbjen e jetës së Blerim Jasharit, djalit të mikut dhe bashkëveprimtarit tim, njeriut të madh të çështjes kombëtare, Jashar Salihut. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe shokëve të Blerimit. Blerim, u prehsh në paqe!”, ka shkruar Haliti në Facebook, transmeton KosovaPress.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.