Ambasadori Bushati uron ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut për marrjen e shtetësisë shqiptare
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ambasadori Bushati uron ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut për marrjen e shtetësisë shqiptare
Bushatiiii
12/04/2026 - 11:39
Linku u kopjua

Pasi që ish-kryetari i Nju Jorkut, Eric Adams ka marrë nënshtetësinë shqiptare, ka reaguar ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati.

Në një postim të Ambasadës së Shqipërisë në SHBA, ambasadori Ervin Bushati, uron ish-kryebashkiakun e Njo Jorkut pas marrjes së pasaportës shqiptare, transmeton KosovaPress.

Në urim thuhet se Eric Adams, është përkrahës i fortë i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në Neë York, dhe se marrja e shtetësisë shqiptare shkon përtej një akti formal shtetëror.

“Eric Adams, përkrahës i fortë i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në Neë York. Nën drejtimin e tij, komuniteti shqiptar ka marrë një rol të rëndësishëm në jetën publike të qytetit, duke afirmuar identitetin e tij përmes kulturës, traditës dhe kontributit të përditshëm në zhvillimin e qytetit. Marrja e shtetësisë shqiptare shkon përtej një akti formal shtetëror. Ajo përfaqëson kulmin e angazhimit të tij të drejtpërdrejtë me komunitetin shqiptar dhe me Shqipërinë, të cilën ai e vizitoi së fundmi”, thuhet në urimin e ambasadorit Bushati.  

Kjo ambasadë ka vendosur foton e ambasadorit të Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, me fjalët: Eric, tashmë simboli i shqiponjës ka një tjetër peshë për ty, miku im”.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026