Franca dhe Anglia përballen sonte për vendin e tretë në Botëror
1-First
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Franca dhe Anglia përballen sonte për vendin e tretë në Botëror
Franca dhe Anglia do të përballen sonte në ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Botës 2026, në një duel që vjen pas zhgënjimit të madh të të dyja kombëtareve në gjysmëfinale.
Takimi zhvillohet në stadiumin “Hard Rock” në Miami në orën 23:00 , ku të dyja skuadrat synojnë të mbyllin turneun me një rezultat pozitiv dhe të sigurojnë medaljen e bronztë.
Franca vjen në këtë përballje pas humbjes ndaj Spanjës në gjysmëfinale, duke humbur mundësinë për të arritur në finalen e madhe. Ndërkohë, Anglia u eliminua nga Argjentina në një ndeshje dramatike, pavarësisht se ishte në avantazh deri në momentet e fundit.
Për “Les Bleus”, kjo sfidë ka edhe një domethënie të veçantë pasi pritet të jetë ndeshja e fundit e trajnerit Didier Deschamps në krye të kombëtares, duke mbyllur një epokë të suksesshme.
Formacionet zyrtare:
Franca: Maignan; Gusto, Konate, Lacroix, Theo Hernandez; Zaire-Emery, Rabiot; Olise, Cherki, Doue; Mbappe
Anglia: D Henderson; Konsa, Quansah, Guehi, Spence; Rice, Rogers, Eze; Saka, Rashford; Toney
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.