Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se opozita ka refuzuar sot të fusë në rend dite për seancë propozimin për mbështetje financiare ndaj punëtorëve të sektorit privat, studentëve, pensionistëve, fëmijëve dhe familjeve në përgjithësi, raporton KosovaPress.
Sipas tij, përfshirja në rend dite do të kërkonte votat e dy të tretave të deputetëve të pranishëm.
Murati gjithashtu theksoi se opozita ka refuzuar edhe trajtimin e Projektligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave, i cili është pjesë e paketës së ligjeve të nevojshme për anëtarësimin e Kosovës në SEPA (Zona e Vetme e Pagesave në Euro).
Ai iu referua një studimi të “German Economic Team”, sipas të cilit mbi 50 milionë euro në vit do të mund të kurseheshin nga qytetarët dhe bizneset në rast të anëtarësimit në SEPA.Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për shmangie nga afati procedural për rishikimin e Ligjit për Buxhetin 2026 në votimin e së shtunës në Kuvend, ka dështuar.
Mocioni për këtë çështje mori 57 vota “për” ndërsa 48 deputetë votuan “kundër”. Mirëpo, para votimit pati debat mes pushtetit dhe partive opozitare. Përfaqësues të qeverisë dhe shumicës në parlament thanë se rishikimi parasheh pakon mbështetëse për qytetarët që lidhet me inflacionin, e cila kap vlerën prej 200 milionë euro, ndërkaq opozita kundërshtoi procedurat e ngutura.