Avokati i Popullit i dërgon letër sekretarit amerikan për raportin mbi Specialen
Lajme
Lexohet për: 4 min.
Dëgjoje me zë...
Avokati i Popullit i dërgon letër sekretarit amerikan për raportin mbi Specialen
Naim QELA
Foto Arkiv
06/05/2026 - 14:25
Linku u kopjua

Avokati i Popullit, Naim Qelaj i ka dërguar letër sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Marco Rubio, ku ka përcjellë raportin për funksionimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Kështu bëhet e ditur në komunikatën e këtij institucioni, ku mes tjerash thuhet se kjo letër u është dërguar shteteve financuese të Speciales, dhe se është përcjellë nëpërmjet kanaleve diplomatike, raporton KosovaPress. 

“Kjo letër, e përcjellë nëpërmjet kanaleve diplomatike, i është dërguar Sekretarit të Shtetit të ShBA-së, z. Marco Rubio, si dhe Departamentit të Drejtësisë së ShBA-së. Letra informuese u është dërguar ministrave të punëve të jashtme të Zvicrës, Norvegjisë, Turqisë dhe Kanadasë. Raporti u është dërguar znj. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian, znj. Kaja Kallas, Përfaqësuese e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, znj. Roberta Metsola, Presidente e Parlamentit Evropian, znj. Despina Chatzivassiliou-Tsovilis, Sekretare e Përgjithshme e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Alain Berset, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, dhe z. Michael O’Flaherty, Komisionar për të Drejtat e Njeriut i Këshillit të Evropës”, thuhet në njoftimin e Institucionit të Avokatit të Popullit.

Në këtë letër, Avokati i Popullit ka shprehur shqetësimet, sic thuhet, edhe për garancitë për një gjykim të drejtë gjatë procedurave në Dhomat e Specializuara të Kosovës të identifikuara nga organizata “Bar Human Rights Committee of England and Ëales” (BHRC) – Komiteti i Odës së Avokatëve për të Drejtat e Njeriut i Anglisë dhe Uellsit.

Raporti preliminar i ekspërtëve britanikë është prezantuar javën e kaluar nga Avokati i Popullit, Naim Qelaj.

“Raporti në fjalë ka identifikuar shqetësime serioze lidhur me mbrojtjen e garancive themelore procedurale që u ofrohen të akuzuarve, e në veçanti, me të drejtën për një gjykim të drejtë, transparent dhe të paanshëm. Këto parime përbëjnë garanci themelore në kuadër të së drejtës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe të drejtësisë penale ndërkombëtare. Në këtë letër u nënvizua se e drejta për një gjykim të drejtë është e përcaktuar në nenin 14 të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike dhe në nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të dyja të zbatueshme drejtpërdrejt në rendin juridik të Kosovës nëpërmjet Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet mes tjerash në këtë njoftim.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ditë më parë ka prezantuar raportin preliminar të organizatës “Bar Human Rights Committee of England and Ëales” lidhur me funksionimin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Shqetësime serioze ka konstatuar ky raport, i cili është dokument voluminoz i prezantuar nga Naim Qela në Prishtinë, ku mes tjerash konstaton se mandati i Speciales ka pasur devijim nga qëllimi fillestar.

Më pas, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë deklaruar se vetëm institucioni i Avokatit të Popullit i Dhomave të Specializuara ka mandat për proceset në këtë gjykatë dhe jo institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë.

Pas kësaj, edhe Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së sërish ngre zërin kundër shkeljeve në gjykimin e ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë, kësaj here duke iu referuar edhe raportit të një organizate britanike për të drejtat e njeriut, e cila shfaqi shqetësim për shkelje të të drejtave themelore në kuadër të Dhomave të Specializura.

Sipas Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së,  ky raport përbën një konfirmim të qartë se alarmet tona kanë qenë të drejta dhe të argumentuara.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026