Kosova në tryezën e Antalya Forum, diskutime për të ardhmen e rajonit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova në tryezën e Antalya Forum, diskutime për të ardhmen e rajonit
- Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në Antalya Diplomacy Forum, i mbajtur në Turqi.
Sipas njoftimit të MPJD-së, forumi është organizuar nga ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, ndërsa Konjufca ka përfaqësuar Kosovën në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor (ËB6).
Konjufca ka thënë se gjatë takimit është ritheksuar përkushtimi i Turqisë për të qëndruar pranë rajonit dhe për të vazhduar mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor, në një periudhë kur bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal janë më të rëndësishëm se kurrë.
Ai gjithashtu bëri të ditur se në kuadër të forumit janë diskutuar zhvillimet e fundit dhe ndryshimet gjeopolitike, si dhe ndikimi i tyre në rajon dhe më gjerë.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.