Arrestohet edhe babai i të dyshuarit për vrasjen e imamit në Dragash
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Arrestohet edhe babai i të dyshuarit për vrasjen e imamit në Dragash
Foto Ilustruese
12:20
Arrestohet edhe babai i të dyshuarit për vrasjen e imamit në Dragash
Prokuroria Themelore në Prizren bën të ditur se ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e imamit në Dragash, derisa në pranga ka përfunduar edhe babai i tij, përcjell KosovaPress.
Sipas prokurorisw arrestimi i babait të të dyshuarit ka ardhur pasi sipas kësaj prokurorie, dyshohet se ai nuk i ka dhënë ndihmë viktmës, pas therjes me thikë.
“I dyshuari B.H., pas kryerjes së veprës penale, fillimisht ishte në arrati, mirëpo si rezultat i veprimeve intensive operativo-hetimore të Policisë së Kosovës është lokalizuar dhe arrestuar. Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari B.H., është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale "Vrasja e rëndë", sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Po ashtu, është ndaluar për 48 orë edhe babai i tij, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale "Mosdhënia e ndihmës", sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
11:08
Është arrestuar i dyshuari për vrasjen e imamit të fshatit Zlipotok të Dragashit.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se për arrestimin janë angazhuar njësi të ndryshme.
“Pas veprimeve intensive operativo-hetimore të ndërmarra pa ndërprerje nga Policia e Kosovës, është arritur të lokalizohet dhe të arrestohet i dyshuari për rastin e vrasjes në fshatin Zlipotok, Dragash. Në operacionin për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit janë angazhuar njësi të ndryshme policore, duke përfshirë përdorimin e dronit për vëzhgim nga ajri, si dhe njësinë policore me qen (K-9)”, tha Bytyqi për KosovaPress.
Tutje, ai tha se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku ndaj të dyshuarit do të vazhdojnë procedurat e mëtejme hetimore në koordinim më prokurorin përgjegjës.
Imami i xhamisë në fshatin Zlipotok të Dragashit dyshohet se u vra mbrëmë pas një përleshjeje, ku u përdor edhe një mjet i mprehtë.
Lajmi në zhvillim...
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.