Si u pritën në Kosovë dhe Shqipëri deklaratat e Kurtit për gjuhën shqipe në MV?
Lajme
Lexohet për: 4 min.
kurtiii3
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me Ligjin për përdorimin e gjuhëve në Maqedoninë e Veriut i cili është në Gjykatën Kushtetuese atje, po i konsiderojnë absurde e shqetësuese analistët Arton Demhasaj dhe Ben Andoni.

Të hënën pas mbledhjes ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, Kurti tha se “nuk mund të thuhet që gjuha shqipe ka qenë zyrtare atje dhe se tash po rrezikohet”.

Sipas njohësve të zhvillimeve politike, Kurti është dashur ta dashur ta bëjë temë kryesore çështjen e gjuhës, në takimin ndërqeveritar.

Arton Demhasaj thotë për KosovaPress se nëse shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po iu cenohet e drejta e gjuhës, nuk është dashur të ndodh fare mbledhja e dy qeverive.

Sipas tij, deklarimet e Kurtit për këtë çështje janë politike.

"Nëse tema kryesore për shqiptarët në Maqedoni të Veriut është tema e gjuhës, kryeministri jonë është dashur minimumi që temë kryesore të diskutimit të dy qeverive me qenë kjo. Ose edhe ta vendosë një lloj kushti ndaj qeverisë së Maqedonisë së Veriut se për aq kohë sa nuk zgjidhet e drejta e përdorimit të gjuhës shqipe nga shqiptarët e MV-së, nuk kemi çka diskutojmë për tema tjera”, thotë Demhasaj.

https://kosovapress.com/ahmeti-reagon-ndaj-kurtit-gjuha-shqipe-eshte-zyrtare-dhe-do-ta-mbrojme-kete

Deklaratat e Kurtit për këtë temë i konsideron të çuditshme analisti nga Shqipëria, Ben Andoni.

Andoni, thotë për KosovaPress se rishikimi i këtij ligji do të mund ndikonte në prishjen e stabilitetit në MV.

"Është e çudishme që zotëri Kurti mbron qëndrimin e një pjese të shqiptarëve që është grupi VLEN, ndërkohë që zotëri Ahmeti mundohet që të apelojë për ligjin e vitit 2001...Duket që qeverisja e re në Maqedoninë e Veriut ka filluar të rishikojë komplet politikat paraardhëse të tyre, por kjo besoj do të krijojë shumë shqetësime", tha ai.

Në anën tjetër, Demhasaj thotë se vet Kurti ka ardhur “në jetën politike me kauzën për bashkim kombëtar dhe tani kur e drejta e gjuhës po vihet në pikëpyetje për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk po bënë presion tek qeveria maqedonase”.

Ndërkaq, Andoni këshillon kryeministrin e Kosovës të jetë më i kujdesshëm sa i takon marrëdhënieve me udhëheqësit aktualë në Maqedoninë e Veriut.

https://kosovapress.com/mexhiti-ska-degradim-te-gjuhes-shqipe-ne-mv-te-drejtat-vetem-sa-do-te-avancohen

Ligji për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni të Veriut i detyron institucionet shtetërore të lejojnë përdorimin zyrtar të gjuhëve që fliten nga të paktën 20 për qind e qytetarëve. Këtu bëhet fjalë edhe për gjuhën shqipe.

Në Maqedoni të Veriut, rreth 30 për qind e popullsisë janë shqiptarë, nga rreth 2 milionë banorë sa numëron shteti.

Për Ligjin për gjuhët, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut pritet të vendosë në dhjetor të këtij viti.

Debati për këtë temë është rritur pas ardhjes në pushtet të VMRO-DPMNE, parti maqedonase e cila e kishte kundërshtuar këtë ligj.

Kjo parti tani bashkëqeverisë me koalicionin shqiptar VLEN.

Javë më parë kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka dërguar letër liderëve të rajonit dhe faktorit ndërkombëtar, duke shprehur “shqetësimin e thellë për zhvillimet e fundit politike dhe kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, të cilat rrezikojnë arritjet e Marrëveshjes së Ohrit dhe parimet e barazisë e stabilitetin në vend”.

Marrëveshja e Ohrit u nënshkrua më 2001 me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar dhe pas negociatave disa ditore intensive në Shkup.

Dokumenti që njihet si kontratë mes shqiptarëve dhe maqedonasve, i dha fund një konflikti të armatosur në Maqedoninë e atëhershme.

https://kosovapress.com/ali-ahmeti-kerkon-veprime-qeveria-e-kosoves-mos-te-heshte-per-shqiptaret-ne-mv

Ditë më parë, Ahmeti ka folur për KosovaPress dhe u ka bërë thirrje politikanëve në Kosovë që të mos heshtin sa i përket shqetësimeve të shqiptarëve në MV.

Ai kërkoi nga qeveria e Kosovës që këtë çështje ta flasë në mbledhjen e dy qeverive, me kryeministrin maqedonas.

Lexo po ashtu
Moti sot
Mbledhja ndërqeveritare cila u mbajt të hënën në Prishtinë u karakterizua me deklarata për fqinjësi të mirë.

Aty u nënshkruan tri marrëveshje bashkëpunimi: për pikat kufitare, energjinë dhe arsimin./B.Ibishi

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024