Ahmeti reagon ndaj Kurtit: Gjuha shqipe është zyrtare dhe do ta mbrojmë këtë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 orë më parë
Linku u kopjua

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti lidhur me komentet e tij për Ligjin për gjuhët në Maqedoni të Veriut.

Ahmeti sonte në Butel në mbledhjen me popullin të organizuar nga dega e BDI-së, para qindra simpatizantëve e anëtarëve të partisë porositi të gjithë faktorët politik brenda dhe jashtë shtetit “se gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare dhe me tërë qenien tonë do ta mbrojmë këtë”.

Lideri Ahmeti theksoi se Marrëveshja e Ohrit është arritur me gjakun e dëshmorëve e është jetësuar me djemtë më të mirë të UÇK-së që vazhduan idealin e tyre në BDI, 'andaj sa të jetë gjallë BDI-ja, në opozitë apo në pozitë themelet e Marrëveshkes së Ohrit nuk tolerojmë të preken'.

“Gjithashtu, ai siguroi se me gjjthë kapacitetin e tij do të bëj çmos të ndal këtë turpërim që janë duke e toleruar të ndodhë shkelësit e legjitimitetit shqiptar në Qeveri”, citohet në komunikatë Ahmeti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë sot se Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut duhet të marrë vendim të drejtë për Ligjin për gjuhët “ku s’ka diskriminim dhe as përjashtime për shqiptarët”. Mirëpo, sipas tij, në Maqedoni të Veriut s’mund të thuhet se gjuha shqipe ka qenë gjuhë zyrtare dhe se tash po rrezikohet, “pasi tri dispozitat e ligjit që janë kontestuar në Kushtetuese s’janë zbatuar në të kaluarën”.

https://kosovapress.com/gjuha-shqipe-seshte-zyrtare-bdi-i-reagon-kurtit-mos-e-korit-veten-ja-ku-e-ke-ligjin

https://kosovapress.com/kurti-dallimet-nderetnike-nuk-mund-te-shkaktojne-konflikte-ne-ballkanin-perendimor

https://kosovapress.com/gjuha-shqipe-seshte-zyrtare-bdi-i-reagon-kurtit-mos-e-korit-veten-ja-ku-e-ke-ligjin

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024