Eskorta, dëbohen 26 shtetase të huaja nga Kosova
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Foto Ilustruese
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore gjatë vitit 2024, kanë trajtuar 22 raste me dukurinë e njohur si ‘Eskorta’, ku pas monitorimit të faqeve të internetit, rrjeteve sociale janë identifikuar gjithsej 50 të dyshuar.
Prej tyre, 26 janë femra - 12 shtetase të Kolumbisë, 10 të Venezuelës, dy të Perusë, një shtetase e Turqisë, një shtetase e Ukrainës dhe 24 meshkuj shtetas kosovarë.
Personat e përfshirë në dukurinë “Eskorta” janë gjobitur nga gjykatat në të holla, ndërsa shtetaseve të huaja u është lëshuar masa urdhër-dëbim dhe tri vjet ndalesë hyrjeje në vendin tonë.
Për realizimin e masës urdhër-dëbim sipas kompetencës është marrë Policia Kufitare.
Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe shpreh përkushtimin për vazhdimin e luftimit të kësaj dukurie dhe rasteve tjera kundër ligjore.