Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të premten parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, raporton KosovaPress.
Temperaturat minimale sipas institutit do të lëvizin ndërmjet 3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.