Kosova prioritet kombëtar për Shqipërinë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Kosova prioritet kombëtar për Shqipërinë
2 javë më parë
Linku u kopjua

Viti 2024 për Shqipërinë është vlerësuar i sukseshëm në fushën e integrimit evropian. Kështu deklaroi ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Igli Hasani duke thënë se prioritet i tyre mbetet rrugëtimi drejt Bashkimit Evropian dhe se objektivë mbetet mbyllja e negociatave teknike brenda vitit 2027. Poashtu Hasani gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët potencoi se Kosova është prioritet kombëtar.

Hasani ka përmendur se viti 2024 filloi me angazhime të rëndësishme diplomatike për Shqipërinë duke numëruar organizmin e samiteve, mbajtjen e dy konferencave ndërqeveritare midis BE-së dhe Shqipërisë, etj.

Ai ka përmendur se Shqipëria gjatë vitit 2024 është përkushtuar për stabilitet ne rajon derisa nënvizoi se Kosova është prioritet kombëtar.

“Shqipëria e vlerëson Kosovën gjithmonë në thelb të politikës sonë të jashtme dhe Kosova mbetet prioriteti ynë kombëtar. Do të vazhdojmë të japim mbështetjen të vazhdueshme për ruajtjen e stabilitetit të Kosovës në një periudhë me sfida të brendshme por edhe të jashtme. Kemi mbështetur gjithmonë dialogun e lehtësuar nga BE mes Kosovës dhe Serbisë”, shtoi ai.

Ministri Hasani u deklaruar se Shqipëria ka dënuar aktet terroriste në veri të Kosovës dhe se ka inkurajuar palët për arritjen e një marrëveshje për paqe të qëndrueshme.

Ndër të tjera Hasani tha se Shqipëria e ka dënuar agresionin rus në Ukrainë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025