Abdixhiku tregon arsyet e refuzimit të ofertave të Kurtit për presidentin
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Abdixhiku tregon arsyet e refuzimit të ofertave të Kurtit për presidentin
abdixhiku 200426
20/04/2026 - 15:04
Linku u kopjua

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka treguar arsyet pse ka refuzuar dy ofertat e kryeministrit, njëherësh liderit të LVV-së, Albin Kurti për zgjedhjen e presidentit.

Ai pas takimit me Kurtin të hënën, tha se LDK-ja nuk mund të bëhet pjesë e bashkëqeverisjes me Kurtin dhe t’ia votojë presidentin partiak LVV-së.

Sipas tij, presidenti i Kosovës nuk mund të jetë zgjatim i qeverisë, andaj edhe kanë refuzuar ofertën e dytë që posti i kryetarit të Kuvendit t’i takojë LDK-së, në mënyrë që deputetët e kësaj partie t’ia mundësojnë Glauk Konjufcës të bëhet shef i shtetit.

Takimet me Kurtin, Abdixhiku i konsideroi si të mbyllura dhe se ka dakordim për të mos u takuar sërish.

“Në të dy rastet ka pasur insistim për të mbajtur pozitën e presidentit te LVV-ja. Kjo është arsyeja pse kemi pasur bllokadë para aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Ky propozim është i papranueshëm për LDK-në, meqenëse insistimi i Kurtit ishte që të mbajë pozitën e presidentit për LVV-në dhe t’i ketë tri institucionet, LDK-ja nuk mund të kontribuojë më tutje. Nuk duam t’i marrim kohë asnjë pale tjetër dhe as popullit të Kosovës. LDK-ja është jashtë procesit diskutues për çështjen e presidentit... Prej fillimit parimet e LDK-së kanë qenë të qarta, presidenti i Kosovës nuk duhet të jetë zgjatim i qeverisë. Nuk mund të ketë një qeveri që ka një president të një partie. Heqja e kryetarit të kuvendit nuk është se e heq rolin institucional. Kuvendi i Kosovës operon me shumicë, i takon shumicës, qeveria operon me shumicë i takon shumicës”, tha ai.

I pyetur se a kanë pasur ndonjë propozim për president në takimin me Kurtin, Abdixhiku tha se kreu qeveritar ka insistuar në emrin e Konjufcës për president.

Kësisoj, sipas tij vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja.

“Ne ishim në diskutim për çështjen e presidentit. Refuzova çdo gjë tjetër pa trajtuar çështjen e presidentit. Problemi është presidenti jo qeveria. Kosova ka qeveri dhe kuvend por jo president. Nuk mund të propozojmë për dikë që insiston që presidenti të mbetet i partisë së tij. Nuk është çështje propozimesh, me LDK-në, LVV-ja nuk ka diskutuar asnjë emër përveç Glauk Konjufcës. Për Konjufcën kemi pas qëndrim që për shkak të pozicionit partiak që mban mos të jetë president i Kosovës”, shtoi Abdixhiku.

Megjithatë, ai tha se derisa kanë mbetur edhe disa ditë afat kushtetues i mbetet partive të tjera parlamentare të gjejnë një zgjidhje, pasi sipas tij për LDK-në është çështje e mbyllur zgjedhja e presidentit.

Abdixhiku u pyet edhe për Vjosa Osmanin dhe rikthimin e saj në LDK, për çka tha se po punon në këtë drejtim.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026