Vogëlushja në fushatë zgjedhore te Kurti, Hoti: Nuk konsideroj se ka pasur shkelje
Tema
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Vogëlushja në fushatë zgjedhore te Kurti, Hoti: Nuk konsideroj se ka pasur shkelje
Andin Hoti
Foto Arkiv
01/06/2026 - 18:30
Linku u kopjua

Ministri në detyrë i Punës, Familjës dhe Vlerave të Luftës, Andin Hoti thotë se poezia e vajës së vogël në tubimin e Vetëvendosjes në Vushtrri, ka qenë e rastësishme.

E sipas tij nuk ka pasur shkelje për përdorim të fëmijëve në fushata zgjedhore. Hoti për KosovaPress e sqaroi edhe situatën që kishte ndodhur në Vushtrri.

Ajo çka ka ndodhur dje në Vushtrri, nëse e shihni komplet incizimin e tubumit, është një rastësi, një vajzë e vogël që i ka ikur edhe mbrojtjës së afërt për të shkuar te kryeministri ne detyre për t’ia dhuruar një lule dhe thënë një poezi “oj Kosovë” - kaq ka qenë. Kryeministri ne detyre për miresjellje e ftoi në binë për me dëgjua poezinë. Nuk konsideroj se ka pasur shkelje, se nuk ka qenë e përgatitur, nuk ka qenë tendencë për fushatë me përdore fëmije dhe një gjë të tillë nuk kemi bë. Ne jemi fushatë, njerëzit emocionohen pak, nuk e di kush e ka mëduqr, prindërit apo dikush tjetër, por besoj që thjesht ka qenë një emocion e momentit”, tha ai.

I pyetur për ankesën e dërguar nga Lidhja Demokratike e Kosovës në PZAP për këtë çështje, Hoti tha se po kjo parti (LDK) është ajo që përdor fëmijët për fushatë.

“Shiqoni videot e partive tjera politike, veçanërisht kësaj që e përmendët ju dhe shiqoni se çka ka ndodhur në videot e tyre”, shtoi Hoti.

Ndërsa, në tubimin e mbrëmshem të Lëvizjes Vetëvendosje të mbajtur mbrëmë në Vushtri lideri i kësaj partie, Albin Kurti e ka ftuar në foltore një vajzë e cila edhe recitoi një poezi dhe kjo më pas ngjalli reagime të ashpra.

Ekspozimi i fëmijëve në fushatën zgjedhore është model i papërshtatshëm i cili duhet të ndalet.

Kështu tha Ushtruesi i detyrës se Avokatit të Popullit, Naim Qelaj i cili potencoi se fëmijët duhet të përfshihen në proceset vendimmarrëse kur diskutohen interesat e tyre, por jo të përdoren si instrumente për qëllime elektorale.

Ndërsa, për zgjedhjet e 7 qershorit, Hoti pret mbi 60 përqind për fitoren e koalicionit parazgjedhor, Vetëvendosje.

“Kam menduar se do të jemi aty si zgjedhjet e dhjetorit, fryma e qytetarëve që po e shoh besoj qe do e kaloj 50 përqindëshin, marrë parasysh edhe refjistrumin e diasporës. Sicc thotë edhe kryeministri po r kalon 60 përqindëshin kesaj here””, tha Hoti.

Zgjedhjet e parakohshme ne vend mbahen më 7 qershor.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026