Roboti në shërbim të studentëve dhe stafit akademik në Universitetin “Kadri Zeka”
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Roboti në shërbim të studentëve dhe stafit akademik në Universitetin “Kadri Zeka”
fddsf
18/07/2026 - 09:09
Linku u kopjua

Universiteti Publik “Kadri Zeka” (UKZ) ka prezantuar Unitree G1, një nga sistemet humanoide më të avancuara në fushën e robotikës dhe inteligjencës artificiale.

Sipas universitetit, kjo teknologji është sjellë nën udhëheqjen e rektorit, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, dhe do të shërbejë për demonstrime praktike, kërkime shkencore dhe avancimin e njohurive të studentëve dhe stafit akademik në fushat e teknologjisë, automatizimit dhe inteligjencës artificiale.

Në realizimin e kësaj iniciative kanë kontribuar edhe dekania e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Prof. Ass. Dr. Afërdita Ibrahimi, si dhe PhD Cand. Buen Bajrami, MSc. Donat Dalipi dhe stafi akademik e administrativ i universitetit.

Përmes këtij zhvillimi, UKZ thekson se vazhdon angazhimin për integrimin e teknologjive bashkëkohore në procesin akademik, duke krijuar mundësi të reja për mësim praktik, inovacion dhe kërkim shkencor. Universiteti ka publikuar edhe një video prezantuese të robotit humanoid Unitree G1.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026